Këngëtarët janë të famshëm përveç se për muzikën, edhe për lidhjen romantike që krijuan bashkë vjet më parë.
Miriam Cani dhe Alban Skenderaj kanë kohë që janë partnerë ndërsa tani janë martuar e kanë edhe një vajzë e cila quhet Ameli.
E dyshja janë dy nga artistët më të talentuar shqiptarë, mirëpo a ka konkurrencë në mes tyre?
“Te ne të dy në fakt ndodh e kundërta. Mendojmë më shumë për njëri-tjetrin se sa për vete kur bëhet fjalë për projektet tona artistike. Unë marrë një kënaqësi të jashtëzakonshme kur përjetoj sukseset e Albanit. Duke ditur se çfarë fshihet ende brenda tij artistikisht, mundohem çdo ditë t’i dhuroj energjinë dhe frymëzimin e duhur për të punuar mbi projekte gjithmonë edhe më të mëdha, ashtu siç ai dhe arti i tij meritojnë”, ka thënë Miriami për revistën shqiptare Class.