Kjo është e veçanta e klipit të ri të Motrave Mustafa, dedikuar nënës (VIDEO)

By

Mbrëmë u publikua projekti që u bë mollë sherri mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

Kënga titulluar “Qika e nanës”, u lëshua me videoklip nga Motrat Mustafa dhe e veçanta e tij është se përveç nënës që është pjesë e këtij projekti, janë edhe tetë motrat.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Ilir Berani ndërkaq orkestrimin e ka bërë Virusi.

Kliko KËTU për të parë klipin.

Një projekt pothuajse i tillë u realizua edhe nga Shyhretja muaj më parë, dhe për këtë Motrat Mustafa e akuzuan këngëtaren se kishte marrë idenë e tyre pasi ato ia treguan.

Prive realizoi një storje lidhur me këtë këngë të cilën nëse nuk e keni parë mund ta shihni edhe një herë në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm