Edhe pse e re në skenën tonë muzikore, këngëtares Era Istrefi i ka shkuar mbarë.
Përpos eksperimentimeve me këngë që ka arritur ti bëj, Era ka sjellur një frymë të re edhe me veshjen e saj.
Ndryshimet mund të kuptohen që në ngjyrën e flokëve, me të cilat ka ‘luajtur’ shumë, mirëpo edhe në veshje ka treguar shumë shije në zgjedhjet e bëra.
Që në paraqitjen e parë, imazhi i saj ka qenë i kuruar kjo edhe falë prezencës së njerëzve adekuatë që e kanë këshilluar.
Po përpos në klipe edhe në dalje televizive, ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut përmes garderobës.
Fustani i saj në Video Fest u lavdërua nga shumë media, pavarësisht që ishte i hapur në pjesën e sipërme.
Pavarësisht që Era është zhveshur në disa raste, prerjet e fustanit kanë qenë në vende të duhura, duke dhënë efektin e tyre në publik./Prive.al
[tribulant_slideshow gallery_id=”25″]