Vdekja e ikonës së modës Karl Lagerfeld ditën e sotme ka tronditur botën e modës dhe industrinë e shoubizit botëror në përgjithësi.
Në listën e personave që kanë kujtuar Karl me rastin e ndarjes nga jeta është edhe Dua Lipa.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka evokuar kujtimet me Karl përmes një fotoje të përbashkët, të shkrepur në Paris.
‘U prefsh në paqe Karl Lagerfeld. E kisha nderin që të takoj një herë në Paris. Moda humbi një ikonë por vizioni yt do jetojë përgjithmonë’ – deklaron Dua në postimin e bërë. /Prive.al