Ka kohë që kishin paralajmëruar se do sillnin këngë bashkë dhe përfundimisht dyshja e lansuan në mëngjesin e 15-të shkurtit projektin e tyre.
Ledri Vula dhe reperi me famë ndërkombëtare Gashi, kanë publikuar këngën e tyre të titulluar “That’s Mine”.
Reperët e kanë lansuar këngën e re me video klip, ndërsa dyshja shfaqen të veshur shumë stil e po ashtu, përputhen shumë si duo.
Kënga është në të dyja gjuhët, Ledri ka pjesën e tij në shqip derisa Gashi këndon në anglisht dhe kënga është mjaft dinamike. /Prive.al