Po fliste për njerëzit me ngjyrë kur fjalimi iu këput në mes! Producentët e Grammy sqarohen pse Drake s’u la të vazhdonte

By

Paraqitja e reperit Drake në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy, ishte njëra ndër pikat kryesore të natës dhe shumë shikues mbetën të hutuar pasi që reperit i mbeti në gjysmë fjalimi, dhe pati një pauzë të shkurtër gjatë kohës sa po fliste.

Derisa Drake po e merrte çmimin për këngën më të mirë rep të viti, për këngën “God’s Plan” reperi e shfrytëzoi mundësinë që të fliste për fëmijët që po e shihnin, për ata që duan të bëjnë muzikë dhe për të gjithë miqtë e tij.

Image result for drake

“Ne luajmë në një sport që është i bazuar në qëndrime personale dhe në fakte. Ky nuk është NBA. Ky është një biznes ku nganjëherë suksesi yt varet nga një grup njerëzish që nganjëherë nuk e kuptojnë se ti si një njeri me ngjyrë nga Kanadaja, ke për të thënë”, tha Drake gjatë fjalimit dhe fjalët e tij u morën si kritika për industrinë muzikore, që sipas tij s’i pranon dhe s’i përkrah mjaftueshëm njerëzit me ngjyrë.

Image result for drake

Dhe në mes të fjalimit të tij, ata që po shihnin Grammy’s nisën të shohin reklama!

Por sipas organizatorëve të akademisë, ndërprerja e fjalimit të Drake nuk ishte e qëllimshme. Madje një zyrtar ka thënë se për reperin është dhënë mundësia që të ngjitet në skenë e të flasë sërish, mirëpo ka thënë se Drake ishte në rregull me aq sa kishte arritur të thotë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm