Anila Çela është prej vitesh figura kryesore e emisioneve të pasdites në Vizion Plus. Mirëpo, atë tani do e shohim në mbrëmje, në po të njëjtin e kran por me një emision të ndryshëm.
“Nga e para” është prezantuar para disa vitesh nga Valbona Selimllari dhe këtë vit rikthehet sërish në ekran por nën moderimin e Anilës.
Në posimin e saj në Facebook, Anila shkruan:
“Gati edhe per sot ne 17:50 takohemi ne “Pasditen time” te fundit!
Ka qene nje rrugetim i gjate disa vjeçar ndaj nuk qenka dhe aq e lehte
Sot do doja te falenderoja te gjithe ata (dhe jane shume) qe nder vite me kane dhene mbeshtetjen e tyre, qe me kane besuar e ndihmuar per tu rritur nder vite.
Faleminderit publiku i @vizionipasdites suporti me i madh kur je ne ekran.
Do te me mungojne emocionet e bukura te transmetimeve live
Suksese @evireçi
Shihemi serish pas pak kohesh.“
Emisioni i pasdites në Vizion, tashmë do të moderohet nga Evi Reçi.