Ata ishin ndarë për të vazhduar në solo karriera, Skivi mbeti në labelin Baba Stars, ndërsa Ledri Vula vazhdoi rrugëtimin i vetëm në muzikë.
Por dikur dyshja njiheshin si grupi “Skillz”, dhe kjo na e kujton periudhën e viteve 2000 ku ata bënin muzikë bashkë.
Mirëpo në momentin që karrierat e tyre morën kahje të ndara, Ledri dhe Visar Shala, nuk paskan folur kurrë bashkë e as nuk ishin takuar me njëri tjetrin.
Kurse disa muaj më parë, ata u fotografuan në një lokal duke diskutuar bashkë!
Ndërsa javën që lamë pas në Prive Skivi ka folur për marrëdhëniet aktuale me Ledrin, me të cilin edhe i kishte nisur hapat e parë në muzikë.
“Kemi raporte më të mira se sa i kemi pasur. Në kohën kur jemi ndarë e ndoshta deri në kohën e fotografisë me Ledrin nuk jam parë hiç. S’kemi shkëmbyer as për mirë as për keq, por më pas u takuam dhe kolegët tuaj na fotografuan”.