I martuar prej tri vitesh dhe tejet i dashuruar në gruan e tij Egzonën!
Këngëtari Albatrit Muqiqi, nuk heziton t’ia shprehë asnjëherë dashurinë gruas së tij me të cilin tani ka edhe tre fëmijë, Elian, Eraldin dhe Amelian.
Dhe kështu bëri edhe këtë mbrëmje në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, ku në lojën “Haje ose Thuaje”, atij iu kërkua ta thoshte emrin e ish të dashurës ose të hante.
“Na e thuaj me kë ishe i lidhur para Egzonës ose ha”, i tha Dini.
Por Albatriti zgjodhi të hante duke u përgjigjur: “E dua shumë Egzonën dhe s’mund ta them”, e si pa të keq e kullufiti një spec tejet djegës. /Prive.al