Rrëfehet Evi Reçi: ‘E lumtur dhe e emocionuar për sfidën e re’

By

Ditën e sotme mediat shqiptare zbuluan lajmin që Evi Reçi. Këngëtarja simpatike që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë do provojë një terren të ri – atë të moderimit.

U raportua që Evit i është besuar programi ‘Vizioni i Pasdites’ në Vizion Plus meqenëse prezantuesja e këtij programi për sezone të tëra rresht, Anila Çela do zhvendosej në ‘Nga e para’.

Prive.al kontaktoi Evin me ç’rast u konfirmua zhvillimi duke zbuluar edhe disa detaje të pathëna.

‘Ka qenë për mua një suprizë e këndshme pasi nuk e prisja. Ftesa më erdhi nga Zonja Holta Dulaku e cila më propozoi këtë format të përdtishëm. Unë kam pasur një emision të përditshëm edhe në radio në Itali por normalisht ky në televizion do jetë më impenjativ. Megjithatë, sfidat janë ato që më kanë shtyer të eci përpara. Stafetën pritet ta marrë nga java e dytë e Shkurtit. Jam munduar bashkë me stafin ekzistues t’i japim një frymë të re emisionit duke mbajtur linjë që Anila ka nisur dhe duke shtuar disa risi që i afrohen edhe imazhit tim’ – u shpreh këngëtarja.

E pyetur në lidhje me ndikimin që mund të ketë në muzikë angazhimi i përditshëm me emisionin e pasdites, Evi u shpreh: ‘Tek muzika nuk do të ndikoj aspak pasi siç ka qarkulluar edhe në ditët e fundit, së shpejti do të lançoj këngën time më të re në bashkëpunim me artistin e njohur gjerman Shantel ku do të shfaqet edhe klipi i cili do të xhirohet këto ditë. Jam e lumtur për nisjen e emisionit por edhe e emocionuar. Provat kanë nisur dhe së shpejti do më shihni tek ekrani i Vizion Plus’ – përfundoi Evi.

LAJMI VIJON NËN FOTO

View this post on Instagram

Challenges accepted ✔️

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Kujtojmë se gjatë verës, këngëtarja u përfol për një projekt televiziv në Top Channel teksa një këngëtare në krye të Pasdites së Vizionit ishte edhe paraprakisht për dy sezone kur emisionin e moderonte Orinda Huta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm