Këngëtari/Deputeti Labinot Tahiri, ka kujtuar një moment mjaft të ëmbël që kaloi në fëmijëri.
Ai postoi një foto bashkë me babanë dhe vëllanë e tij në Instagram, me anë të cilës na tregoi se dikur babai i tyre i ka kënaqur me saja.
“Dikurë na kënaqte baba me saja kur ne ishim të vegjël! Tani më ky nuk mund të hyp në saja, e të paktën me e knaq me afersinë tonë që ta respektojmë sa do që do të ketë jetën e gjatë🕊🌟 Borgji ndaj babës e nanës është gjithë jetën”, ka shkruar artisti.
Nëse nuk e dini, Labi ka hequr dorë nga performancat në shtete të jashtme për t’u solidarizuar me njerëzit pa viza./Prive.al