Rona Nishliu, pjesë e jurisë së rëndësisshme në Francë

By

Këngëtarja Rona Nishliu ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar. Ajo është zgjedhur për të qenë pjesë e garës kombëtare “Destination Eurovision”, që do të zgjedhë këtë të shtunë këngën përfaqësuese për Eurovision.

Lajmin e ka konfirmuar konfirmuar Nishliu për Magazina.al.

Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup, ndërsa fituesi do të zgjedhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut.

Rona Nishliu  në  2012-n përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Suus” në Eurovision, ku u rendit në vendin e 5-të, që mbetet rezultati më i mirë i Shqipërisë deri më tani.

Artikuj të ngjashëm