DJ Sardi flet për lidhjen me Jonida Vokshin…

By

Kohëve të fundit në mediat rozë është përfolur për një lidhje të mundshme mes DJ Sardit dhe moderatores së njohur Jonida Vokshi.

Çifti thuhet se janë në një lidhje tash e disa muaj edhe pse janë kujdesur që t’i shpëtojnë syve të publikut.

Por si qëndron e vërteta lidhur me raportin mes tyre?

DJ Sardi ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës në emisionin “Familja”, ku Turjan Hyska e pyeti: “Është e vërtetë që je lidhur me atë?”.

Duke buzëqeshur, Sardi iu përgjigj shkurt “Mbase”, duke mos komentuar asgjë me tepër lidhur me marrëdhënien.

Artikuj të ngjashëm