Ajo po e pëlqen shumë rolin e nënës, e madje në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, pati thënë se është penduar që nuk është bërë nënë më herët.
Zaimina Vasjari u bë mami vitin e shkuar, e një vajze me emrin Khloe, dhe kjo është dhurata më e bukur që ka marrë në jetë.
Aq e lumtur është Zai në rolin e një familjareje, sa tani po planifikon edhe fëmijën e dytë.
Së fundmi në emisionin “Lart e poshtë”, Zaimina ka dhënë lajmin e bukur se këtë vit dëshiron të jetë sërish shtatzënë që në 2020 të bëhet me një bebe tjetër.
“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, u shpreh këngëtarja.