Oh jo! Almeda Abazi u bë bionde?

By

Është e pamundur t’i mendojmë disa vajza të bukura zeshkane, si bionde!

I tillë është edhe rasti i ish Miss Shqipërisë e tani edhe aktores Almeda Abazi, të cilën tërë këto vjet e kemi fiksuar në kokë si zeshkane me flokë të gjatë.

Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi, me flokë të bardha e krejt të shkurtra!

Por jo. Nuk ka ndryshuar stil flokësh mos kini merak. Ajo vetëm sa ka vënë një paruke për provë, ndërsa edhe vet fansave të saj iu ka thënë të mos shqetësohen.

Abazi që është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman, po pret të bëhet nënë për herë të parë, e ajo do sjellë në jetë një djalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm