Ghetto Geasy me urim tejet special për personin e zemrës! (FOTO)

By

Reperi kosovar Getoar Selimi eshtë tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Në profilet e tij hasim fotografi të artistit në mjedise pune, me koleg e bashkëpuntorë , tashme kohët e fundit dhe me të dashurën e tij prezantuesen e njohur Marina Vjollca.

Por sot është një ditë më e veçantë për artistin sepse dikush shumë i dashur për të ka ditëlindjen.

Bëhet fjalë për nënën e reperit e cila sot feston ditëlindjen e saj teksa urimi nga Geti nuk vonoi shumë e ishte tejet special.

Ai zgjodhi një fotografi të nënës për t’i shprehur dashurinë dhe urimin më të mirë të mundshëm në këtë ditë speciale.

Ja fjalët të cilat reperi zgjodhi t’ia dedikojë personit të tij të zemrës “Nuk pershkruhet me fjale ate se cfare kam per te thene dhe uruar ty! Nene e dashur te uroj ditelindjen, rrofsh edhe ?vjet e lumtur, Shume Urime per Ty dhe Shume Faleminderit per te gjitha qe ke bere per mua! Te Dua Shume NENA IME!”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm