Përveç përkushtimit shumë të madh në emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana Vjollca, nuk heq dorë nga muzika.
Ajo ishte në studio për të incizuar këngën e re dhe këtë e bëri të ditur producenti me të cilin ka punuar kohëve të fundit, Bini nga kompania Diez.
Luana nuk ka dhënë më shumë detaje përveç që zbuloi se një projekt i ri pritet të publikohet brenda këtij muaji.
Kujtojmë se prezantuesja/këngëtarja ka qenë shumë aktive këtë vit me këngë të cilat rezultuan të suksesshme./Prive.al