Florian Agalliu zbulon adresën e tij të re televizive

By

Ka tash e një kohë që përflitet mbi largimin e Florian Agalliut nga Top Channel pas dy sezonesh si i rikthyer me programin ‘Në shtëpinë tonë’.

 

View this post on Instagram

 

Fillojme pas pak! @neshtepinetone @topchannelalbania @nevinashtylla

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se arsye është bërë Drejtori Ben Blushi i cili ka shprehur pakënaqësi për performancën e programit.

Bashkë me Agalliun, nga Janari do të largohet edhe bashkëshortja e tij Renisa Shabani, njëherësh autore e programit prej nisjes së tij dhe punonjëse në Top Channel që prej fillimeve në vitet 2000 në programe të ndryshme nga ‘Fiks fare’ tek ‘Top Show’, ‘Big Brother’, ‘E diell’ ku u njoh me Florin dhe sw fundmi ‘Në shtëpinë tonë’..

Foto: Floriani dhe Renisa

Tashmë është zbuluar edhe adresa e re televizive e çiftit. Në ‘Dance with me’ ku është konkurrent, Flori ka zbuluar se nga Janari do jetë pjesë e ‘RTV Ora’ me dy projekte televizive.

Ora, dikur kanal informativ, kohëve të fundit ka arritur të grumbullojë afër vetes mjaft figura të rëndësishme të ekranit që i kanë besuar konceptit të shndërrimit të këtij ekrani nga informativ në gjeneralist. Flori dhe Renisa janë vetëm dy të fundit nga lista e gjatë e të bashkuarve. Suksese! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm