Ka plot të famshëm në botën e artit shqiptar, që kanë profesione të dyta dhe nuk e kanë limituar veten vetëm në muzikë.
Ndër ta është edhe këngëtarja Zaimina Vasjari, e cila si profesion ka edhe arkitekturën pasi që shkollimin universitar e ka të përfunduar në këtë lëmi.
Protagoniste e emisionit Prive në Klan Kosova, këngëtarja është përgjigjur në 25 pyetjet e Artan Telakut e ndër to, nëse do t’i duhej të zgjedhte në mes muzikës dhe arkitekturës, me cilën do vazhdonte?
“Me arkitekturën sigurisht”, ka thënë këngëtarja, duke e bërë me dije që muzika nuk zë më vend prioritar në jetën e saj. /Prive.al