Famën e saj po e shfrytëzon në disa dimensione. Learta Jakupi, emri i së cilës u bë i njohur për kosovarët nga martesa me djalin e këngëtares Shyhrete Behluli, ditë më parë organizoi një koncert solistik në Prishtinë.
Por kjo s’është e tëra që ajo mund të bëjë.
Learta që është edhe pronare e një dyqani fustanesh në Prishtinë, po zgjedh që vet t’i reklamojë veshjet e saja në Instagram, duke pozuar si një profesioniste e vërtetë.
Në instagramin e saj, na ranë në sy imazhet e bukura të realizuara jashtë Kosovës, në të cilat Learta po duket tejet elegante dhe përplot glamur. /Prive.al