Kush është ‘dreqi’ i Encës ?! (FOTO)

By

Ende pa u publikuar, kënga ‘Dreq’ e Enca Haxhias ka filluar të ngulitet në mendjen e secilit duke ngjallur kuriozitet në rrjete sociale.

U premtua se kënga do jetë gati kur Enca kap shifrën e një milion ndjekësve në rrjete sociale por duket se ritmi i shpejtë i rritjes së ndjekësve e ka zënë në befasi këngëtaren.

Prive mëson se videoklipi tashmë është në procesin e montazhës dhe pritet që për pak ditë të lançohet.

E në disa foto të siguruara nga Prive, shihet se ‘dreqi’ i Encës, personazhi në fabulën e videoklipit është një model që do thyej zemrat e shumë vajzave.

Këto janë disa foto nga xhirimet e videoklipit ku shihet modeli Pal Nushi. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm