Para pak javësh, Fjolla Morina publikoi këngën me titull ‘Fustani’ në bashkëpunim me Manin.
Akoma pa u bërë një muaj, këngëtarja ka vendosur të nisë punën për një projekt tjetër por i cili nuk dihet nëse do të jetë sërish bashkëpunim apo solo.
Fjolla postoi një foto mbrëmë vonë në studion e Bini Nebihut – producentin me të cilin ka punuar kohëve të fundit, mirëpo nuk dha detaje.
Megjithatë shkuarja e saj e shpeshtë në studio kohëve të fundit, konfirmon edhe një këngë të re së shpejti nga ajo./Prive.al