Pas ndarjes nga i fejuari, këngëtarja e famshme amerikane Ariana Grande, ka vendosur që ta mbulojë tatuazhin e saj që e bëri për ishin, Pete Davidson.
Në një postim sentimental në Instagram story, këngëtarja 25 vjecare e ka treguar tatuazhin e ri në dorë, derisa i ka falënderuar miqtë për mbështetjen e vazhdueshme.
Tatuazhi në të cilin thuhej “E Rilindur”, tani është mbuluar me një simbol pende.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa shumë i dua dhe sa mirënjohëse jam për këto qenie njerëzore që vazhdimisht më kanë ndihmuar të bëj limonadë nga limonat dhe literalisht më kanë shëruar”, ka shkruar Ariana në postimin ku shihet edhe tatuazhi i ri.