E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmë në TV Klan tek Arian Çani, këngëtarja Fjolla Morina ka dhënë një intervistë goxha eksplicite.
Përveç se e pranoi që ka kryer kryer ndërhyrje edhe estetike e edhe kirurgjike në trup pasi që ka bërë buzët dhe të pasmet, këngëtarja u pyet nga nikoqiri i emisionit edhe për Sasha Sobhanin – ish të dashurin e Morena Tarakut.
Ajo tha se ishte takuar vetëm njëherë me të dhe për vetëm 5-së minuta ndërsa e quajti edhe mashtrues sepse mendon se ai nuk është aq i pasur se sa thotë.
Por nuk ka vonuar edhe mesazhi i Sobhanit në gjuhën shqipe, ku i përgjigjet Fjolla Morinës të cilës i thotë se nuk bën pjesë në shijet e tij sepse është shumë plastike. /Prive.al