Flor Agalliu me program të ri

By

Florian Agalliu është një prej figurave që nga e Hëna në të Premtë është në ekran.

Aktori çdo mëngjes drejton programin ‘Në shtëpinë tonë’ me Stela Kotrin në Top Channel.

Por, ky program duket të mos jetë i vetmi me të cilin ai do shfaqet në ekran.

Prive.al ka arritur të mësojë se Flor Agalliu po punon në një reality-show të titulluar ‘Dita e parë e punës’.

Ky reality-show pritet të transmetohet nga Janari në ekranin e Top Channel, në vazhdën e riformatimit dhe pasurimit të skenës programore me prodhime të televizionit.

‘Dita e parë e punës’ do shoqërojë teleshikuesit për plot 12 javë rresht teksa puna në xhirimet e puntatave tashmë ka nisur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm