Lufta për audiencë: Arjan Çani sfidon hapur konkurencën

By

Mbrëmja e sotme përbën një përballje goxha të ashpër televizive.

Për të parën herë në këtë sezon të ri, Top Channel debuton me një produkt të saj, duke mos i lënë terrenin e lirë Arjan Çanit me ‘Zonë e lirë’ vetëm me filma.

‘Hell’s Kitchen’ – formati më popullor i gatimit në botë nis me Renato Mekollin në Top Channel.

(lajmi vijon nën video)

Ndërsa interesimi është i madh shkaku edhe i promovimit të vazhdueshëm tash e disa javë, duket se karshi kësaj situate, Çani ka vendosur të mos rri duarkryq.

Ai sonte do ta ketë të ftuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në një thirrje që më shumë ngjan si sfidë e hapur për audiencë.

A do t’i dalë Renato të triumfojë në premierë apo do jetë Çani ai që do e merr audiencën? Mbetet të shihet…. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm