Këngët e tija të fundit kanë përmbajtur emra vajzash dhe u mendua se edhe këngën e radhës do t’ia kushtojë ndonjë emri simpatik!
“Bella” dhe “Alea”, arritën majat e suksesit, ndërsa këngëtari Butrint Imeri duket se e ka gjetur formulën për të fituar famë e dëgjueshmëri në tregun muzikor shqiptar.
Këngë ritmike dhe tekste dashurie janë përmbajtja e projekteve të tij muzikore, ndërsa ai ka treguar se do të bëjë edhe një tjetër këngë.
Butrinti e ka dhënë edhe titullin e projektit të ri, të cilin ai e ka paralajmëruar të jetë diçka krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë.
“Kush” do të quhet kënga e re e Butrintit, e cila do të publikohet së shpejti! /Prive.al