Ditëlindja e Tanit të Topit: Kjo është surpriza e Top Channel

By

16 Tetori është datë e shënuar për Top Channel.

Kjo datë përbën ditëlindjen e Tanit, njeriut që bëri revolucion mediatik e që u largua nga kjo botë dhjetë vite më parë.

Përkundër që televizioni ka tashmë më shumë vite pa Tanin se me Tanin, figura e tij është akoma forca mbi të cilën zhvillohet veprimtaria.

 

View this post on Instagram

 

Anniversary🌟

A post shared by Show Must Go On!🌟 (@erionylli) on

E po në këtë datë, Top Channel do bëj hapin e ri të madh.

Siç raporton Revista Anabel, në një ceremoni me shumë të ftuar, televizioni inaguron ‘Studio Nova’, një hapësirë me 1800 m2 ku do të regjistrohen 20 programe të televizionit.

Gjithashtu, inaugurohen tetë studio të tjera të reja.

Anabel.al zbulon një tjetër investim akoma më madhor në këtë vit ndryshimesh. Dikur, shtëpia e “Big Brother Albania” ndodhej në Autostradën Tiranë-Durrës. Sezonin e ardhshëm, shtëpia dhe studioja e “Big Brother VIP” do të gjenden në brendësi të Studio Nova. Gjithçka po bëhet nga e para.

Kur të gjithë po e vënë në dyshim nëse Topi është tejkaluar nga Klani si ekrani më i madh e më i ndjekur ndër shqiptarë, duket se me këto investime dhe lëvizjet e fundit me prurjet në prime-time, Top Channel po dëshmon se është po aty, i fortë dhe në këndellje. /Prive.al

  

Artikuj të ngjashëm