Stresi publikon një pjesë të tekstit nga kënga për nënën dhe është shumë prekës

By

Tashmë të gjithë e dini që Stresi do të konkurrojë në festivalin tradicional ‘Kënga Magjike’ me një këngë dedikuar nënës së tij.

Por, sot reperi publikoi një pjesë të shkurtër të tekstit nga kjo këngë dhe është mjaft prekës.

‘E shtrenjta ime puthjet e tua mkan bo mu artist 🙏🙏🙏 Eshte Djali jot A E’din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyren e nanes , Cdo Dashuri lind dhe perfundon aty Mos e harro kurr fryren e nanes . Eshte Personi vetem ne kte bot qe te don hala pat pa , esht dora qe tund djepin krejt boten n’dor e ka …. pjes e textit’, shkroi Stresi nën një foto të cilën e postoi në Instagram.

Stresi nuk është i vetmi që do të marrë pjesë në Kënga Magjike.

Prive zbuloi se Yll Limanim, Klajdi Haruni, Flori Mumajesi, Bruno dhe të tjerë do të jenë disa nga konkurrentët./Prive.al

Artikuj të ngjashëm