Afrona Dika me punën e saj është shndëruar në një blogere me influencë në rrjetet sociale.
Bukuroshja e cila hovin e famës e mori pas nisjes së romancës me këngëtarin Blero Muharremi, është imazh i disa markave të veshjeve dhe produkteve të cilat i ekspozon në profilet e saj.
Në secilën prej fotografive, ajo paraqitet e kuruar deri në detaje.
Por, a ju ka shkuar mendja se si është dukur Afrona në setin e parë?
Bukuroshja na e ka shuar kuriozitetin vetë përmes rrjeteve sociale kur ka ndarë një fotografi nga shkrepjet e para profesionale vite më parë nën mbishkrimin: ‘Koha fluturon’.
Kjo foto më së miri e ilustron faktin që Afrona nuk ka ndërhyrje dhe përkundër viteve që ecin, ndryshimet në fizikun e saj janë fare minimale. /Prive.al