Shpërtheu në pak kohë: Tayna tregon si mori propozim nga burri i martuar

By

Karrierën e nisi me këngën “Columbiana” dhe ndoshta as vet s’do ta kishte menduar se do kishte kaq shumë sukses.

Reperja që u bë e famshme “brenda natës” ka krijuar edhe bazamentin e saj të fansave derisa në rrjete sociale numëron me qindra mijëra ndjekës.

Doruntina Shabani e ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, ka treguar se fansat i ka të të gjitha moshave e madhe dikush prej tyre i ka kërkuar dorën për martesë.

“Ishte një burrë mbi të 40-tat që erdhi në koncert dhe donte të fotografohej me mua dhe më tha se ishte i gatshëm ta linte gruan dhe fëmijët për mua”, ka treguar Tayna si mysafire në XING këtë të shtunë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm