Këshilltarja e kryetarit të kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Arbana Xharra, ka dhënë një lajm të mirë që ka të bëjë me djalin e saj, Artin.
Përmes një statusi në Facebook, ajo njoftoi se Art Lokajt i është dhënë një rol në njërin prej serive më të famshme amerikane ‘Madam Secretary’ me producentë Eric Stolz dhe Morgan Freeman.
‘Miq te nderuar po ndaj me ju nje lajm te mrekullueshem. Arti Lokaj i eshte dhene rol ne njerin prej serialeve me te famshme amerikane “Madam Secretary” me producente Eric Stoltz dhe Morgan Freeman!
P.C Faleminderit Kushtrim Hoxha per perkrahjen dhe Lendita Zeqiraj per zbulimin e talentit te Artit’, ka shkruar ajo.
Urime Arti./Prive.al