Reperi shqiptar plotëson ëndrrën e djalit të sëmurë

By

Reperi shqiptar Gashi, i cili jeton në Amerikë i ka plotësuar dëshirën një djali të sëmurë me kancer. Reperi ka surprizuar fansin e tij të sëmurë me kancer në tru pas një mesazhi që ky i fundit i kishte dërguar.

Pasi ëndrra më e madhe e fansit ishte të bisedonte më Gashin, reperi ka vendosur ta telefonojë, video të cilën më pas e ka postuar në Instagram.

Gashi i premtoi fansit se kur të performonte në Chicago do të ngjitej bashkë me të në skenë.

“Mbrëmjen e kaluar, mora një mesazh nga një fans që ka kancer në tru dhe ka përjetuar ditë të errëta. Muzika ime e ka ndihmuar të ngrihet dhe të luftojë për jetën e tij cdo ditë. Kështu që vendosa ta telefonoj që ti bëj të ditur se ai më inspiron”, shkruan Gashi krahas videos.

Artikuj të ngjashëm