Miss Kosova 2014: Do kisha marrë oferta të mëdha nga biznesmenët! (Video)

By

Kaltrina Neziri fitesja e Miss Earth Kosova nuk mundi që të përfaqëoj Kosovën në kompeticionin botëror që është mbajtur në Filipine.

Kjo u bë për shkak të vizës që nuk iu dha bukuroshes, por në një intervistë të dhënë në vitin 2014 në Rrokum, duket se i ka mbetur peng mos shkuarja atje.

Madje ajo ka thënë se “Unë atje, ndoshta do të kisha marrur oferta të ndryshme shumë të mëdha prej biznesmenëve, ndoshta do të kisha arrit të ndryshoj komplet jetën time, sepse atje është konkurs i madh, janë oferta shumë të mëdhaja.

Por kjo deklaratë e Nezirit shikuar në plan të parë është keqkuptuese nga terminologjia që ka përmendur, sepse me siguri Kaltrina ka menduar për kampanjat e marketingut nga kompani të mëdha siç ka qenë rasti i Marigona Dragushës.

Po përpos kësaj nëse do shkonte në Filipine, Kaltrina ka thënë se do ti përfaqësonte edhe bukuritë natyrore të Kosovës por a thua vallë si do i mirrte me vete malet e bjeshkët tona./Prive.al

Artikuj të ngjashëm