Të gjithë e kemi ditur që reperi nga Shqipëria Stresi do të jetë njëri prej pjesëmarrësve në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Mirëpo tani, ai e konfirmoi edhe njëherë madje zbuloi me çfarë kënge do të prezantohet.
Stresi ka vendosur që kësaj radhe t’i këndoj personit më të shtrenjtë për të – nënës.
Ai postoi një fotografi në Instagram nën të cilin i shkroi disa rreshta.
‘Tju Trregoj Se Si Mbyllen Syte Dhe Zemra Rreh Per 3 Min Pa U Ndalur #Te Dua Mom’.
Reperi edhe më herët publikoi një bisedë me nënën e tij, të cilës i thoshte se kënga dedikuar asaj, është më e mira e tij gjatë gjithë karrierës./Prive.al