Sepse nënë e bijë njësoj është klishe, Arbana Osmani vishet njësoj me djalin (FOTO)

By

Rrallë herë e kemi parë të shfaqë copëza nga jeta private dhe gjithmonë ka atë pjesë të rezervuar vetëm për vete.

Por këtë herë moderatorja e famshme Arbana Osmani, na e ofroi një detaj më shumë: na tregoi përmes Instagramit se të dielën e ka shijuar me djalin, në një mënyrë mjaft të veçantë: të dy janë veshur gati njësoj dhe kanë shëtitur në park.

E kemi parë këtë gjë tek disa VIP-a sidomos të huaj, por më shumë sikur e kishim vënë re tek ato që kanë vajza dhe preferonin të visheshin njëlloj me të bijat e tyre.

Arbana na tregon se s`ka receta për këto punë: dhe të dy duken kaq të këndshëm bashkë! Moderatorja për çdo rast, ka bërë kujdes që fytyrën e djalit ta mbulojë sic ka bërë thuajse gjithmonë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm