Mbrëmje e madhe për Gjikon dhe Elitën, dyshja martohen pa prezencën e mediave

By

Dasmë madhështore është paralajmëruar sot të zërë vend në afërsi të Prishtinës.

Beqarisë fund pas një lidhjeje të gjatë, po i japin reperi Gjiko dhe e fejuara e tij, moderatorja Elita Rudi.

Dyshja nuk janë deklaruar asnjëherë për martesën e tyre, por Prive ishte e para që zbuloi datën 21 shtator si ditën e kurorëzimit të çiftit.

E ndonëse nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht, është Elita ajo që ka dhënë ca shenja se si u dukën ftesat, çfarë këpucë do veshi dhe prezantoi pajën e saj.

Ndonëse të dy emra të njohur për publikun shqiptar dhe numërojnë goxha shumë fansa, ata duan që dasmën e tyre ta mbajnë sa më private dhe nuk kanë pranuar të kenë mediat prezente për raportim.

Në këtë dasmë ku do të ketë mjaft emra të njohur, sigurisht do ketë edhe video e fotografi që do plasohen në rrjete sociale në momentin që do të nis dasma. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm