Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj, publikoi këngën e tij të re me titull ‘Lea’.
Kënga është shkruar nga vetë këngëtari ndërkaq prodhimi dhe masteri u punua nga Lorenc Aliaj.
Para pak ditësh, artisti paralajmëroi këtë projekt për të cilin tha se është më i preferuari i tij.
Videoklipi është në një formë të filmit të shkurtër dhe flet për jetën e vajzës që quhet ‘Lea’.
Më poshtë mund ta shihni projektin./Prive.al