Dyshja zgjodhën një vend fare konvencional për tu martuar, duke i ikur trendit tipik të dasmave shqiptare.
Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço u martuan në afërsi të Liqenit të Comos në Itali, në një dasmë VIP, ku morën pjesë disa nga emrat më të famshëm shqiptarë.
Ndonëse Sara e mbajti më diskrete krejt ceremoninë, ajo më në fund ka vendosur të publikojë disa fotografi nga martesa me partnerin e saj, dhe janë magjike.
Imazhet sigurisht janë realizuar nga një fotograf profesional, e pamja rreth tyre është përrallore.
Sara dhe Ledioni kanë vite që janë në lidhje, ndërsa bashkë kanë edhe një djalë tanimë 1 vjeçar të quajtur London Noor. /Prive.al