Butrinti shfaq aftësitë në kuzhinë (VIDEO)

By

Nëse për shumë meshkuj shqiptar falë stereotipeve kuzhina vazhdon të mbetet diçka jashtë domenit të tyre, janë këngëtarët shqiptarë që po i thyejnë barrierat e këtij mentaliteti.

Pas Noizyt e emrave të tjerë të skenës, i fundit që ka befasuar është Butrinti i cili në rrjetet sociale ka postuar një video ku shfaq aftësitë e tij në kuzhinë.

Ai shihet teksa diku në një restorant fërgon në zjarr karkalecët e detit dhe duket se nga kjo po del shumë i kënaqur.

‘Punë e mirë’ – ka shkruar ai në videon e shpërndarë që mes tjerash, ka shtuar ‘zjarrin’ e dashurisë për shumë fanse të tij të cilat kanë vlerësuar shkathtësitë në fjalë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm