Fansat LGBTI të Dua Lipës dëbohen nga koncerti në Shanghai (VIDEO)

By

Koncerti i mbrëmshëm i Dua Lipës në Shanghai nuk shkoi ashtu siç pritej.

Disa fansa që kishin ngritur flamuj me ngjyrat e komunitetit LGBTI dhe kishin kërcyer nëpër karrige u dëbuan nga salla.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë stafin e sigurisë duke tërhequr njerëz nga vendet e tyre dhe duke i sulmuar.

Në anën tjetër, Lipa në fund të koncertit u shpreh shumë e pikëlluar duke thënë se dëshiron një mjedis të sigurt për të gjithë që t’ia kalojnë mirë.

Ky koncert në Shanghai ishte pjesë e turneut të parë të këngëtares në Kinë, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm