Javën që lamë plas, bota e shoëbzit u shokua nga lajmi se reperet Cardi B dhe Nicki Minaj u përfshinë në një konflikt fizik.
Në atë moment, kur ato dyja u përleshën në javën e modës në New York, ishte prezente edhe këngëtarja me famë botërore Christina Aguilera dhe artistja ka folur për herë të parë për përleshjen që përfshiu dyshen e famshme.
“ Unë isha në skenë duke performuar dhe kur zbrita nga skena e mora vesh se dikush po përleshej. Shkuam në një dhomë hoteli për tu relaksuar dhe për t’i ndërruar rrobat dhe aty më treguan se këpucët këndej pari kishin fluturuar. Floktari im më tregoi për storien dhe do doja shumë ta kisha parë me sytë e mi tërë ndeshjen në mes atyre dyjave”, ka thënë Aguilera.
“Shfaqja e vërtetë ishte aty. Do doja të kisha ulëse në vendin e parë”, ka thënë ajo. /Prive.al