Mozzik dhe Loredana konfirmojnë bashkëpunimin!

By

U lidhën bashkë dhe që atëherë nuk janë ndarë më. Madje edhe rrugën e famës po e bëjnë së bashku e shumë shpejt nga ta pritet një bashkëpunim.

Reperi i famshëm ferizajas Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, jetojnë së bahsku në Zvicër e madje po presin një fëmijë.

Mozzik që u largua nga labeli nën menaxhimin e të cilit ishte, tani ka krijuar produksionin e tij të quajtur  “2 euro music” dhe pritet të sjellë bashkëpunim me Loredanën.

Përderisa për reperin ky do jetë njëri ndër dhjetëra projektet e publikuara, për Loredanën është kënga e dytë.

Zefi para ca muajsh publikoi këngën e saj të parë “Sonnenbrille” e cila rezultoi të jetë shumë e suksesshme dhe u prit mirë nga fansat e saj, ndërsa tani ajo ka paralajmëruar këngë me të dashurin e saj Mozzikun. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm