Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi, mesa duket kanë bashkuar forcat për një këngë të re.
Ky lajm vjen pasi të dy kanë postuar fotografinë e njëjtë në Instagram, dhe kanë bërë të ditur datën e publikimit të projektit që është 14 të këtij muaji.
Pak ditë më parë, Loredana publikoi një video në këtë rrjet social duke zbuluar pak nga kënga e re dhe përshkrimi i saj la në pikëpyetje bashkëpunëtorin.
Por, tani gjithçka dihet. Loredana fshehu emrin e të dashurit por imazhet e tyre me mesazh të njëjtë , zbuluan duetin.
Kënga që Loredana e lëshoi pak, është në gjuhën gjermane por nuk dihet akoma nëse Mozzik do ta këndojë të njëjtën gjuhë apo në shqip.
Kujtojmë që reperi nga Ferizaj po jeton tash e disa muaj në Zvicër për të qenë sa më afër të dashurës me të cilën thuhet se po presin fëmijën e parë.