Reperi nga Tetova, S4MM, i cili u bë i njohur me këngën ‘Medelina’, në projektin e ri vjen krejt ndryshe.
Ai publikoi një video duke kënduar këngën e re e cila sipas përshkrimit, quhet ‘Dashuri’.
Edhe pse jemi mësuar që artisti t’ju këndojë makinave, parave apo drogës, kësaj radhe, ai zgjodhi të vijë me një tekst ndryshe.
‘Hmmm a ta qes’, shkroi S4MM nën videon e cila mori afër 100 mijë shikime.
Reperi është duke xhiruar një projekt me Noizyn i cili pritet të publikohet së shpejti, por mesa duket para bashkëpunimit, ai po vjen i vetëm.
Edhe pse tetovari nuk dha detaje mbi datën e publikimit, sipas të gjitha gjasave, kënga do të dalë gjatë këtij muaji./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BnRNFoan-BT/?taken-by=samirs4m